Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se për Elbasanin nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç ndryshimit dhe rimëkëmbjes.
Me anë të një postim në rrjete sociale, Meta u shpreh se PL nuk dëshiron që Elbasani të jetë më i dyti në listën e qarqeve më të varfra të Shqipërisë, ndërsa shtoi se me zgjedhjet e 14 majit, opozita është e vendosur t’i rikthejë këtij qyteti zhvillimin ekonomik.
“Për Elbasanin ka vetëm një rrugëzgjidhje: Ndryshim dhe Rimëkëmbje!
Ne duam që Elbasani të mos jetë më i dyti në listën e qarqeve më të varfra të Shqipërisë dhe jemi të vendosur që t’i rikthejmë atij zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e shkëlqyer që qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë meritojnë”, shkruan Meta.