Ups! Stafi i medias prestigjoze po drekonte, por i ngrenë ‘zgupthi’…për Presidentin Biden

Gazetarja Morgan Gisholt Minard, ka bërë publike në rrjetin social ‘Twitter’ një ngjarje të pazakontë ashtu sikurse shumë të sikletshme. Ndërsa po drekonte sëbashku me prezantuesin e BBC Jon Sopel dhe grupin e tij të xhirimit në hotelin ‘Cornwall’, në tavolinën e tyre është shfaqur Presidenti i Amerikës Joe Biden, i cili aktualisht ndodhet në Britaninë e Madhe. Siç shihet në videon e Morgan, gazetare e BBC , stafi është detyruar të ngrihet nga tavolina për ti liruar vendin Presidentit dhe Zonjës së Parë Jill Biden

‘Ka pak raste që do të ndihesha e detyruar të hiqja dorë nga tryeza ime … Unë mendoj se ky është një përjashtim. Mirësevini në Cornwall,’ shkruan ajo, krahas videos.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *