Krei i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij në Lezhë teksa ka denoncuar aferat e kryera nga qeveria.
Sipas, Berishës tani kanë dalë 2 gjeneratorë në det, të cilët nuk kanë prodhuar asnjë kilovat/orë energji, të cilët ministrja e Energjetikës Belinda Balluku i cilëson si “tigri 1 dhe 2”.
Më tej, Kreu i PD u shpreh se këto gjeneratorë kushtojnë 90 mijë euro në ditë dhe se këto para ndahen nga “Belinda dhe tigrat e vetë”, ndërsa Rama merr pjesën e tij.
“As pyet ai për varfërimin në rritje të shqiptarëve. Firmos afera 420 milionë djegësit që nuk ekzistojnë askund. Paratë tuaja kanë përfunduar në llogaritë e tyre off-shore. Vetëm porti i Durrësit kushton 5 miliardë euro që grabiten nga pasuria publike e shqiptarëve. Tani kanë dalë edhe 2 gjeneratorë në det që Belinda i thotë tigri 1 dhe tigri 2. Tigrat e Belindës, të cilët që kur kanë ardhur në ato ujëra gjer sot nuk kanë prodhuar 1 kilovat energji elektrike. Kurse ju paguani qeratë e tyre pa prodhuar asnjë Kwh, 90 mijë euro në ditë kushtojnë. 64 milionë euro vetëm ato i vjedhin shqiptarëve, i ndan Belinda me tigrat e vetë dhe Rama merr pjesën e vetë”, deklaroi Berisha.