Aksidenti tragjik në Tiranë, identifikohet shoferi i “Audit”

Është identifikuar shoferi i ‘Audit’ i cili shkaktoi aksidentin tragjik pranë TEG-ut.

Burime bëjnë me dije se Klevis Ruçaj, 24 vjeç është personi që po drejtonte mjetin i cili ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke sjellë kështu dy viktima.

Ndërsa një prej të plagosurave është identifikuar si Alda Kurti, 51 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spitalin e Traumës, bashkë me Ruçajn dhe dy persona të tjerë që janë plagosur gjithashtu. Të plagosur kanë mbetur edhe O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tip “Honda”.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, teksa Ruçaj po udhëtonte me makinën tip “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me 24-vjeçarin ndërruan jetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër bashkë me të riun ndodhen të plagosur tek Trauma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *