Europa League, Marash Kumbulla bën bomberin, super gol ndaj Sociedad

Marash Kumbulla u kthye në protagonist me Romën, në sfidën e 1/8 të Ligës së Europës përballë Real Sociedadit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Jorentes dhe në minutën e 87 të takimit gjeti golin me një goditje me kokë, pas krosimit të Dibalës.

Roma mposhti 2-0 Real Sociedadin, me Kumbullën që vulosi fitoren dhe i jep qetësi skuadrës së Murinjos për ndeshjen e kthimit në Spanjë.

Leverkuseni fitoi 2-0 ndaj hungarezëve të Ferencvarosh dhe hedh një hap të sigurtë për në çerekfinale. Arsenali barazoi në Lisbonë përballë Sportingut vendas me rezultatin 2-2. “Topçinjtë” nuk mundën të fitonin pasi vendasit e kthyen rezultatin në 2-1 përpara se Arsenali të barazonte në 2-2.

Sfida mes Unionit të Berlinit dhe Union Sent Xhillois ishte më spektakolarja e mbrëmjes. Ajo u mbyll në barazim 3-3 me skuadrat që dhuruan emocionet në aktin e parë të 1/16.

Rezultatet e ndeshjeve të Ligës së Europës:

Roma-Real Sociedad 2-0

Bajer Leverkusen-Ferencvarosh 2-0

Sporting Lisbonë-Arsenal 2-2

Union Berlin-Union Sent Xhillois 3-3

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *