Italia është goditur sërish nga dy tërmete mbrëmjen e sotme, duke krijuar panik tek banorët.
Pas tërmetit të parë që ra në orën 16:05 me magnitudë 5.1, dy tërmete të tjerë të fortë kanë lëkundur shtetin fqinj, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Umbrias.
Tërmeti i dytë ka qenë edhe më i fortë me magnitudë 4.6, ndërsa i treti që ka rënë vetëm pak minuta më parë ka qenë me magnitudë 4.3
Aktualisht përveç panikut nuk raportohet për dëme materiale dhe lëndime në njerëz.