Aksidenti tragjik në Tiranë/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave, humb jetën 24-vjeçari

Ka shkuar në tre numri i viktimave, nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimi i Saukut.

Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari, Klevis Ruçaj që drejtonte Audin A8 ndodhej në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pak orë pas aksidentit nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra duke e çuar numrin e viktimave në 3.

Automjeti tip “Audi A8” i drejtuar nga 24-vjeçari, Klevis Ruçaj, çau bordurën dhe ra nga mbikalimi i Saukut, duke përfunduar mbi kofanon e një automjeti tjetër. Më herët u raportua se nga aksidenti humbën jetën edhe dy shtetase. Ndërkohë aktualisht dy persona të tjerë ndodhen të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Audi”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *