Tritol banesës së Skënder Likës në Laç/ Djali i tij ekzekutoi në 2021…

Orët e para të mëngjesit të sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit. Një sasi tritoli që ishte vendosur në shtëpinë e Skënder Likës  ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.

Skënder Lika është babai autorit te vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit.

Lika është edhe xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Skënder Lika ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij në momentin e shpërthimit, pasi është liruar nga burgu për vrasjen e Rakip Rolit pak vite më parë.

Policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes i ka larguar nga banesa. Në burg për vrasjen e biznesmenit Roli, ndodhet ende djali i Skënderit, Lleja Lika.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *