Kanye West dhe Irina Shayk na paskan ‘mashtuar’ shumë bukur! Janë në lidhje prej disa muajsh

Lajmi që Kanye West dhe Irina Shayk janë bashkë tronditi të gjithë median rozë. Dita-ditës po dalin në pah detaje të reja të cilat tregojnë se dyshja kanë qenë së bashku prej muajsh dhe askush nuk e ka vënë re këtë gjë.

Burime të afërta me çiftin e ri kanë treguar për TMZ se Ye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj dhe janë takuar me njëri-tjetrin që në mars. Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX.

Që atëherë kishte shenja që Yeezy dhe Irina kishin diçka bashkë, pasi ajo u pa e veshur me një këmishë përkujtimore për DMX para se të ishte në duart e publikut të gjerë. Kujtojmë se bluzat me porosi X janë projektuar nga Balenciaga dhe porositur nga marka Yeezy dhe Kanye ndihmoi në mbledhjen e mbi 1 milion dollarëve për familjen e DMX me fitimet.

Kanye West i ka habitur të gjithë pasi ka vendosur të heqë nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim. Duket se këtë veprim e ka kryer pasi ai ka festuar ditëlindjen e tij të 44.

 

/Burimi: TMZ/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *