Përfshihet nga flakët ish-godina e tatimeve në Librazhd

Ish-godina e tatimeve në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Aktualisht godina shërben për mbajtjen e dokumentacionit të tatimeve për Librazhdin.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *