Shtetasi Klevis Ruçaj është viktima e tretë e aksidentit tragjik në nënkalimin në hyrje të Tiranës. I riu po drejtonte automjetin tip “Audi” me shpejtësi të lartë.
20-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të rënda të marra nga përplasja fatale, e cila mori edhe dy jetë të tjera njerëzish.
Ruçaj ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h.
I riu mburrej në rrjet se ishte e aftë të drejtonte makinën e tij dhe vetëm me një dorë.