I apasionuar pas shpejtësisë; ky është 20-vjeçari, viktima e tretë e aksidentit në hyrje të Tiranës (Foto)

Shtetasi Klevis Ruçaj është viktima e tretë e aksidentit tragjik në nënkalimin në hyrje të Tiranës. I riu po drejtonte automjetin tip “Audi” me shpejtësi të lartë.

20-vjeçari nuk i mbijetoi plagëve të rënda të marra nga përplasja fatale, e cila mori edhe dy jetë të tjera njerëzish.

Ruçaj ishte i apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h.

I riu mburrej në rrjet se ishte e aftë të drejtonte makinën e tij dhe vetëm me një dorë.

Klevis Ruçaj

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *