Java e 25 e Superiores/ Mësoni sfidat e sotme

Në orën 13:00 të ditës së sotme, Kastrioti pret në Kamzë Teutën. Skuadra e Çelës ndodhet në vendin e fundit në renditje dhe i nevojiten fitore që t’ia dali të mbijetojë. Nga ana tjetër, durrsakët duket se i kanë hedhur sytë nga Europa, duke lënë pas për momentin luftën për mbijetesë.

Po në këtë orë, Kukësi pret në shtëpi Bylisin. Të dyja skuadrat ndodhen në luftë për mbijetesë dhe për këtë arsye tre pikët shihen si detyrimi i vetëm.

Në orën 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” luhet sfida Erzeni-Egnatia. Shijakasit nuk fitojnë në kampionat prej 5 ndeshjes dhe duket se kanë lëshuar shumë terren në garën për Europë. Nga ana tjetër, ekipi i Edlir Tetovës po kalon një formë mjaft të mirë dhe tani mund të quhet si një pretendent për titull./PanoramaSport

NDESHJET:

KUKËSI – BYLIS 13:00

KASTRIOTI – TEUTA 13:00

ERZENI – EGNATIA 16:00

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *