Dy të rejat që humbën jetën si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të Tiranës janë Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.
Aksidenti u regjistrua të enjten rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip ‘Audi’ me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit të TEG-ut.
Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, i cili ka humbur gjithashtu jetën si pasojë e plagëve të marra, humbi drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim.