Fatma Methasani flet për herë të parë për ndarjen nga Alfio

Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani ishin kryefjalë vitin e kaluar për shkak të ndarjes së papritur. Dy vite pasi u bënë prindër ata vendosën të ndanin rrugët në mënyrë të heshtur dhe pa bujë. Gjithsesi nuk i shpëtuan dot syrit të mediave. Fatma ka vendosur që të mos flasë publikisht për atë që kaloi, deri më sot. Ajo ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për ndarjen e tyre.

Gjatë një intervise ajo ka deklaruar se para syve të djalit të tyre janë dy prindër që e tejmbushin me dashuri, duke nënkuptuar se bashkë-prindërimi shkon shumë mirë.

“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin”-ka thënë Fatma.

Pas ndarjes, ishte Alfio ai i cili e konfirmoi publikisht. Ai sqaroi se nuk janë më bashkë prej pothuajse një viti duke treguar se ndarja e tyre nuk erdhi si pasojë e tradhëtisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *