Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, për vepra të ndryshme penale, mes tyre dhe persona që drejtuan mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-S. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;
-J. N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. V., 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
-F. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Efektivët nga Komisariati i Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur (të moshave 14 dhe 17 vjeç), pasi dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, iu kanë marrë një shumë parash, disa bashkëmoshatarëve të tyre.