Pique dhe Clara Chia drejt martesës?

Marrëdhënia e Gerard Pique dhe Clara Chia duket se është drejt martesës, pavarësisht se me çfarë po trajtojnë në media duke u fokusuar tek lidhja e tyre dhe Shakira.

Një gazetar i “Fiesta” ka zbuluar se Pique dhe Clara po diskutojnë për temën e martesës, pasi është dëshira e Clara Chia. Diskutimi u zhvillua në një restorant në Barcelonë dhe të pranishëm ishin dëshmitarët. Takimi kishte zgjatur mbi dy orë, ku Gerard Pique dhe Clara Chia ishin të kujdesshëm.

“Ata folën se si Clara do të donte të martohej në këtë moment të jetës së saj. Duke marrë parasysh karrierën e Pique dhe numrin e madh të fansave të tij, Clara dëshiron një martesë private, me familjet e tyre të pranishme”, tha gazetari.

Clara Chia dhe Pique zbuluan lidhjen e tyre në mesin e vitit 2022, pasi ndarja e tij me Shakirën u bë publike.

Pavarësisht se futbollisti dhe këngëtarja kaluan 12 vite bashkë dhe kanë djemtë Milanin dhe Sashën, të dy nuk u martuan kurrë. “Martesa më frikëson”, ka thënë Shakira në të kaluarën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *