Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në qytetin e Durrësit paraditen e sotme. Një betoniere ka përplasur për vdekje një person që po ecte me biçikletë.
Aksidenti ka ndodhur afër spitalit, në lagjen numër 18.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.