Koalicion me PL në zgjedhjet lokale? Berisha: Diskutimi me Metën…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur temat e diskutimit të takimit të sotëm me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lidhur me një koalicion të mundshëm me PL në zgjedhjet vendore, Berisha tha se ende nuk ka asgjë konkrete.

-A do keni koalicion me PL?

Diskutimi ishte bashkërendim i gjithë forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar, për fitoren, ne, shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurtë.

Mos harro një gjë, Edi Rama e di që është mundur dy herë nga Sali Berisha, është mundur dhe kjo e treta e pret shumë shpejt.

E ka të qartë, ai bëri gjithcka në mënyrën më të pashembullt por dështoi në mënyrë të turpshme dhe do ketë opozita do e mundë atë.

-Kush janë partitë opozitare që po shkojnë drejt finalizimit të koaliciont?

Partitë në rrafshin politik do jetë një spektër i gjerë koalicioni, në rrafshin elektoral janë duke u marrë specialistët e të drejtës zgjedhore me këtë çështje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *