Që prej hyrjes në “Big Brother VIP”, Jori Delli krijoi një miqësi të ngushtë me këngëtarin Luiz Ejlli. Dyshja shihej nëpër shtëpi duke kënduar, kërcyer apo duke bërë humor me njëri-tjetrin.
Mirëpo duket se kjo miqësi nuk zgjati dhe aq shumë.
Së fundmi, këngëtari i ka thënë modeles se nuk është mikja e tij dhe se do ta eleminojë nga shtëpia, kjo për shkak se Luizi nuk ia fal dot gabimet që ajo ka bërë ndaj tij.
Gabimi i parë ishte që bëri pjesë edhe Luizin tek një shaka që u bëri banorëve të tjerë dhe i dyti që përmendi ish-të dashurin e Kiarës, këngëtarin Butrint Imeri për të provokuar Luizin.
Edhe pse Jori u shpreh se nuk i ka bërë me qëllim të keq, për Luizin kjo tashmë nuk vlen më.