Kukësi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë përballë Bylisit në shtëpi me rezultatin 2-0.
Verilindorët kaluan në avantazh në pjesën e dytë, ku në minutën e 66-të ishte Ndreca i cili zhbllokoi sfidën. Një lojë e kontrolluar mirë e cila shpërblehet edhe me golin e dytë. Në minutën e 80-të ishte Taipi i cili dyfishoi shifrat dhe i vendos kapakun kësaj sfide. Këto tre pikë të fituara nga Kukësi, bëjnë që skuadra të ngjitet lart në vendin e pestë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi ndodhet në zonën e kuqe, pra në vendin e nëntë me 27-të pikë.
Sfida tjetër mes Kastriotit dhe Teutës është mbyllur në barazimin pa gola 0-0.
Pjesa e parë është mbyllur me ndëshkime të shumta për krutanët, ku madje Karakaci mori dy të verdhë për 1 minutë dhe doli nga fusha e lojës duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Teuta nuk mundi të përfitonte nga ky avantazh lojtarësh. Barazimi për Teutën nuk ishte rezultati më i mirë, pasi ndodhen në vendin e shtatë me 33 pikë, tre më shumë se Laçi i cili nuk e kaluar ende ndeshjen e tij dhe që ndodhet në zonën e kuqe. Nga ana tjetër, Kastrioti ndodhet në fundin e tabelës me 24 pikë.