Berisha nga Kavaja: Rama i ka dosjet deri në tavan

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e tij zhvilluar në Kavajë gjatë prezantimit të kandidatit Fisnik Qosja tha se, demokratët kanë treguar guximin e tyre dhe nuk janë ndalur para regjimit të kryeministrit Edi Rama.

“Sekti i Rilindjes me në krye Edi Ramën është sekti më antishqiptar që ka njohur kombi. Një proces e ka të hapur me McGonigal, por dosjet i ka deri në tavan. Këtu qëndron edhe frika apo tmerri i largimit nga pushteti. Edi Rama ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve, në kuptimin e nenit 3 të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se asgjë nuk do ta ndalë opozitën për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe demokratët.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“I dashur kandidati ynë, i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i Primareve, i fitores Fisnik Qosja. Miqtë e mi sot, ne mblidhemi këtu në një kohë në pallatet e krimit të organizatave kriminale. U bënë projekte për të rivendosur, përjashtuar partinë Demokratike. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale, kryesuar nga Edi Rama merr nga qytetarët e Kavajës dhe nga mbarë shqiptarëve. Vitet e fundit PD përjetoi skenarë dhe kalvare si asnjë forcë tjetër në vendet në Europë. Këta mafiozë, në mënyrë që Shqipëria të boshatise, shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia, kjo goditje u përballuar me guxim nga ju demokratët. Ju u ngritët me guxim të vendosur, në mbrojtje të vlerave. Po të kthehemi 30 vite më parë, në Kavajë gjejmë burrë e gra , djem e vajza që më shumë se kushdo tjetër kishin ruajtur vlerat më të çmuara të familjes, besimin tek Shqipëria, tek Kavaja. Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër. Në një periudhë 2-vjeçare u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, jo se në jemi mbinjerëzor, por në njëso si Kavaja në ‘902 besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë,. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, por ne gabimet i pranojmë dhe nuk i përsërisim. Ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh, por unë ju them se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje, por ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë nuk na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Në këto zgjedhje ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *