Berisha për shembjen e banesave 50-vjeçare: Akt gjenocidal

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në Kavajë u ndal edhe tek vendimi për vlerësimin dhe shembjen e ndërtesave 50-vjeçare, të cilën e ka vlerësuar si një akt gjenocidal.

“A nuk është akt gjenocidal, kur autorizon veten për të shkatërruar çdo banesë që do ti, për shkak se janë 50-vjeçare, ndërkohë që janë 300 mijë banesa në Shqipëri. Ky akt synon të tmerrojë shqiptarët. Ky akt synon t’u plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët dhe qeveritarët”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama ka urrejtje të madhe ndaj qytetarëve dhe se qëllimi i tij i vetëm është ti grabisë ata.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Të gjithë Bravat dhe Alibashat e Ballkanit të grumbullosh do të humbasësh, kështu i thashë sot. Ai deklaroi se firmos pam pam pam e fap fap fap, por gjithashtu ai vjedh pam pam pam dhe fap fap. Por një kryeministër vendos me ligjin para, qëndron besnik i ligjit dhe në mbrojtje. Një kryeministër që shpenzon 22 mln euro vetëm për fluturime, që blen vazo druri për oborrin e zyrës së tij 14 mln ai ndaj qytetarë ka urrejtje që ka hajduti për viktimën që e vjedh. Ai ndaj i lejon vetes gjithçka.

Në pallatet e organizatave kriminale, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri nga zgjedhjet. Sot, kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, që do e marrë nga mbarë shqiptarët. Vitet e fundit, PD-ja përjetoi kalvare me skenare, përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafies shqiptare, mafies ndërkombëtare të asgjësimit të saj.

Të gjitha këto vetëm sepse këta mafiozë shqiptarë, amerikanë dhe çfarëdo kombi ishin, kishin një qëllim që të forconin pushtetin e Edi Ramës që të bashkësundonin me të, në mënyrë që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia. Të sundonin antishqiptarët. Ju u ngritët me guxim, të vendosur dhe të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besonit. Në Kavajë gjejmë qytetarë që kishin ruajtur në shpirt, vlerat më të mira të njeriut.

Këto ishin vlerat që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlerat që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur. Në një hark kohor 2-vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, ndërsa ne u dëshmuam se jemi të pamposhtur. Jo se jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësorë si të tjerët, por ne besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato. Ne bëmë gabim 4 vite më parë. Janë bërë përpjekjet më antidemokratike, përpjekje më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do fitojmë. Në këto zgjedhje, ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë. Kam ardhur shumë herë tek ju, kam paraqitur deputetë, kryetarë bashkie, njerëz të nderuar dhe që i vlerësoj jashtë mase. Kësaj here vij më i çliruar, sepse Fisnik Qosja është kandidati juaj, kandidati i lirisë, e votuat ju dhe ju do firmosni fitoren e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *