Tregu i transferimeve duket mjaft interesant te Real Madrid.
Janë disa lojtarë të cilëve u përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.
Konkretisht, deri në shtatë dhe secili ka një situatë të ndryshme dhe parashikimet e tyre për të ardhmen janë plotësisht në ajër.
Mariano e ka të qartë se do të largohet, ndërsa Benzema mund të rinovojë, ndërsa me të tjerët ka shumë më tepër dyshime.
Duke nisur nga mbrojta, duhet përmendur se situata e Nachos ngre shumë dyshime. Po kështu edhe Dani Ceballos i cili ka marrë një rol më të rëndësishëm në skuadër.
Nga ana tjetër, Marco Asensio është gjithnjë e më shumë jashtë ekipit.
Së fundmi, Toni Kroos dhe Luka Modric. 33-vjeçari gjerman ende nuk ka vulosur firmën për të vazhduar edhe një sezon. Florentino dëshiron që ai të vazhdojë.
Nga ana tjetër, me Luka Modric, një legjendë e skuadrës, por që gjërat nuk janë aq të qarta.