Tragjike/ Shënohet viktima e tretë brenda ditës, makina përplas për vdekje këmbësorin në Korçë

Një tjetër aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në vend, ku një makinë ka përlasur për vdekje një 50-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:58 në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec” në afërsi të fshatit Lumalas.

Mësohet se i aksidentuari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Korçës. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor rreth moshës 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ka ndodhur në Tiranë ku humbën jetën 3 të rinj. Sakaq, rrugët e vendit tonë janë përgjakur përsëri pasi gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa aksidente dhe këtë pasdite është shënuar viktima e tretë.

Kush po i vret të rinjtë; luksi apo pakujdesia? Aksidentet përgjakin rrugët e Shqipërisë, 5 viktima në më pak se 24 orë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *