Dosja Ahmetaj, teprime në media? SPAK: Ndalni sulmet, kryem hetime të plota, akuzat nuk qëndrojnë

Disa portale kanë sulmuar prokurorët e SPAK, të cilët janë marrë me hetimin që përfshin ish-ministrin Arben Ahmetaj.

Emri i Ahmetaj është lakuar shumë së fundmi. Sipas këtyre portaleve, ish-ministri është favorizuar nga SPAK dhe hetimet ndaj tij kanë qenë të paplota.

A qëndrojnë këto akuza publike? SPAK mohon në mënyrë të prerë.

Një deklaratë e së premtes pasdite thotë se pretendimet e ngritura në disa media nuk qëndrojnë dhe se qëndrimet e mbajtura nga prokurorët nuk janë personale të tyre, por të vetë SPAK.

SPAK i konsideron këto akuza si “sulme personale” ndaj prokurorëve dhe kërkon ndaljen e tyre.

“Veprimet proçedurale të prokurorëve të çështjes në lidhje me këtë proçedim penal nuk janë veprime dhe qëndrime të tyre personale, por përfaqësojnë qëndrimin dhe vendimin e institucionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjyqtari i seancës paraprake me vendimin nr.21, datë 21.02.2023 ka vlerësuar se hetimet janë të plota.

Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e SPAK./DITA

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *