Moti i keq/ Probleme me furnizimin në ujësjellësin e Durrësit, ja shkaku

Moti i keq ka shkaktuar probleme në stacionin e pompave në Fushë Kuqe, nga ku furnizohet me ujë Durrësi.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njoftoi mbrëmjen e vonë të së premtes se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe do të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve në vazhdim.

Sipas njoftimit, për shkak të motit të keq, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në stacionin e pompave dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë.

Ekipet kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për riparimin e defektit, ndërsa SHRUKD thekson se kjo situatë është e përkohshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *