Ditën e sotme skadon afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi që Partia Demokratike të plotësojë dokumentacionin në mënyrë që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.
PD me kryetar Alibeajn kishte 48 orë afat sipas KQZ që të plotësojë dokumentat me firmën e saktë të Lulzim Bashës që të regjistrohet në zgjedhje. Një nga skenarët e mundshëm të këtij ngërçi që vuri në dukje kreu i KQZ Ilirian Celibashi, përfitues është vetëm Sali Berisha, kandidatët e të cilit, nuk do të rivalizohen nga kandidatet e PD zyrtare.
Sipas vendimit të KQZ, Lulzim Basha do të duhet të firmosë shkresa zyrtare, ndonëse është dorëhequr prej afro 1 viti, pasi në të kundërt rrezikon pjesëmarrjen në zgjedhje.
Duke pasur parasysh deklaratat e fundit të përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike si kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj apo Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi partia më e madhe opozitare në vend rrezikon seriozisht regjistrimin për 14 Majin, të paktën nga ana e Celibashit dhe çështja mund të përfundojë për t’u zgjidhur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, nëse Komisioneri do t’i qëndrojë deklaratës së nuk e kalon pa plotësim dokumentesh.