Aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin, arrestohet shoferi në Korçë (Emri)

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja.

Uniformat blu raportojnë se shoferi i arrestuar është Ilia Vreto pasi dje në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë. Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, drejtuesi i automjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kush po i vret të rinjtë; luksi apo pakujdesia? Aksidentet përgjakin rrugët e Shqipërisë, 5 viktima në më pak se 24 orë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *