Një makinë tip “Volkswagen Pasat” është gjetur e djegur nga policia në vendin e quajtur Kallamat në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës.
Autovetura është totalisht e shkrumbuar nga flakët dhe dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e sasisë së eksplozivit familjes Lika në Kurbin.
Mësohet se për automjetin nuk ka pasur njoftim në sallën operative, por ai është gjetur i djegur plotësisht dhe është dërguar në komisariatin e policisë Krujë.
Sakaq, pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit.