Po pastronte dritaret, bie nga kati i tretë i banesës 40-vjeçarja

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet teksa ka mbetur e plagosur një 40-vjeçare.

Uniformat blu raportojnë se shtetasja A. P., ka qenë duke pastruar grilat e dritareve teksa ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *