Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në Divjakë.
Policia bën me dije se trupi i përket një 60-vjeçari me iniciale R.P. Këtij personi nuk iu janë konstatuar shenja dhune në trup.
60-vjeçari, ishte shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Njoftimi i policisë:
Divjakë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.