Burrel/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e fshatit Melan në Burrel.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri 20 vjeç, ndërsa shoferi nuk ka pësuar dëme shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur disa metra larg rrugës nacionale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *