Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sistemin e arsimit në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘treguesit e arsimit në Shqipëri janë përkeqësuar për shkak të mungesës së qëllimshme dhe sistematike të kujdesit nga banda në qeveri’. Sakaq tha se PL do e këtë prioritet mbështetjen e arsimit dhe brezave të rinj.
“Treguesit e arsimit në Shqipëri janë përkeqësuar për shkak të mungesës së qëllimshme dhe sistematike të kujdesit nga banda në qeveri.
Ne e konsiderojmë Arsimin kryeprioritetin tonë, sepse duke i dhënë mbështetjen e duhur arsimit, mbështesim brezat e fëmijëve dhe të rinjve që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri”, shkruan Meta.