Meta mbështet kandidaten e PD: Në 14 maj triumfon qytetaria korçare!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbështet kandidaten e dalë nga procesi i “Primareve” të grupit të Sali Berishës për bashkinë e Korçës, Ledina Alollin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se më 14 maj do të triumfojë qytetaria korçare, ndërsa zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të këtij qyteti, do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë.

“Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli! Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.

Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore. Në 14 Maj triumfon qytetaria korçare dhe zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë!”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *