Vëmë bast se mund ta gjejmë cili është pendimi juaj më i madh në jetë!

Është e kotë të pyesim nëse jeni penduar ndonjëherë për veprimet që keni bërë sepse të gjithë e bëjmë këtë. Por ka pendesa që harrohen shpejt por ka edhe nga ato të cilat të lënë shenjë gjithë jetën.

Por cilat janë vendimet për të cilat ka më shumë gjasa të pendohemi dhe pse?

Për çfarë pendohemi

Mënyra më e mirë për të mësuar për pendimet më të mëdha të jetës është t’i pyesim njerëzit drejtpërdrejt. Një studim u kërkoi 270 amerikanëve të përshkruajnë një pendesë domethënëse për jetën e tyre. Rezultatet e pendesave ishin kështu sipas tematikave përkatëse: romancë (19.3%), familje (16.9%), arsim (14.0%), karrierë (13.8%), financa (9.9) %), dhe prindërit (9.0%).

Një mënyrë tjetër për të mësuar për pendimet më të mëdha të jetës është të dëgjojmë se ç’kanë mësuar njerëzit që kujdesen për të moshuarit ose ata që po vdesin. Këta kujdestarë, të cilët kalojnë shumë nga koha e tyre me ta, kanë një këndvështrim unik. Shembulli më i mirë është libri i kujdestarës Bronnie ëare, “5 pendesat kryesore të vdekjes”. Në të ajo tregon 5 dëshirat më të zakonshme që dëgjonte nga njerëzit për të cilët kujdesej:

 

1. Do të doja të kisha guximin ta bëja jetën siç doja unë, jo siç prisnin të tjerët ta jetoja. Do doja të isha treguar i sinqertë me veten time. Respektimi i normave të rrepta kulturore aq sa të mbysësh pasionet e tua, do ju japë veç zhgënjim dhe hidhërim.

2. Do të doja të mos kisha punuar kaq shumë. Koha është e pakthyeshme, kështu që nëse e kaloni vetëm duke punuar, atëherë nuk mund ta shpenzoni duke bërë gjëra më kuptimplota.

3. të doja të kisha guximin të shprehja ndjenjat e mia. Vetëm duke qenë i hapur dhe i sinqertë në lidhje me mendimet dhe ndjenjat tuaja, mund të krijoni lidhje të mirëfillta me njerëzit e tjerë.

4. Do të doja të kisha qëndruar në kontakt me miqtë e mi. Nuk është ndjesi e mirë kur shkëputesh nga ata që me të vërtetë të kuptojnë dhe të pranojnë ashtu siç je.

5. Do të doja ta kisha lënë veten të isha më e lumtur. Pritshmëritë dhe mendimet e të tjerëve nuk duhet t’ju ndalojnë të jeni të lumtur me veten. Për më tepër, lumturia mund të gjendet përgjatë udhëtimit, jo?? Vetëm në destinacion, të cilin shpesh nuk e arrini kurrë.

 

/Burimi: Psychology Today/ Përshtati: Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *