Banorët e Dukagjinit në protestë: Rikonstruksioni i rrugës, domosdoshmëri

Banorët e Dukagjinit zhvilluan protestën e dytë brenda një kohe të shkurtër duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës që cilësohet si rruga e vdekjes. Protesta këtë radhë përkoi me 16 vjetorin e aksidentit tragjik në aksin e Dukagjinit të 2007-ës ku humbën jetën 10 persona mes të cilëve shpëtoi vetëm një 13 vjeçar që dha lajmin e kobshëm.

Fëmijët dukagjinas që jetojnë në Shkodër apo vende të tjera me familjet e tyre kërkojnë rrugën e Dukagjinit për të shkuar tek kullat e gjyshërve…

Shoferët e Dukagjinit dhe protestues të tjerë tregojnë se rikonstruksioni i asaj rruge është një domosdoshmëri sepse shpesh kanë parë vdekjen me sy në atë segment.

Roza Pjetri e cila ka humbur shtatë anëtar të familjes së saj gjatë marshimit bëri të ditur kërkesat për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit dhe se kjo protestë nuk është politike.

Në mbyllje të protestës,banorët u shprehën se Dukagjini është shpopulluar nga mungesa e rrugës dhe shërbime të tjera ndërsa premtohet se do vihen në dijeni të gjitha institucionet më të larta të vendit.

Në vijim banorët e Dukagjinit pritet që ta përshkallëzojnë protestën e tyre nëse pushteti vendor dhe qendror nuk marrin masat e duhura për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit ndërsa po firmoset edhe një peticion lidhur me këtë çështje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *