Shqipëria do të ketë sot mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Vendi do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 16°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vranësira dhe reshje shiu e dëbore vijojnë Europa Veriore, Qendrore dhe pjesërisht vendet e Rajonit, por rajoni i Mesdheut dhe pjesa më e madhe e Europës Lindore dhe Ishujt Britanikë dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.