Nazif Ajroski, shoferi i kamionit ku rreth një vit e gjysmë më parë u kap 324 kg kokainë, është dënuar me 8 vite burg.
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor maqedonasin për akuzën e trafikut ndërkombëtar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
41-vjeçari u dënua me 12 vite burg, por, për shkak te gjykimit të shkurtuar përfitoi 1/3 e uljes së dënimit.
Ajroski u ndalua në qershor të vitit 2021, teksa po drejtonte një kamion të ngarkuar me hekur, por brenda tij u gjet e fshehur edhe lënda narkotike.
Sasia e kokainës u gjet e ndarë në pako të vogla me logo të markave të famshme.
Kujtojmë se kokaina e ndarë në pako të vogla me logo “Dior”, “Chicago Bulls” dhe logon e ekipit të futbollit të PSG-së ka qenë e fshehur në sarbatorin e kamionit të drejtuar prej Ajroski.
Në bazë të dyshimeve të krijuara nga skaneri autoritetet e futën kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u konsistua edhe lënda narkotike.