Skena të pabesueshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Marousi kur oficerët e OPKE-së kanë nisur të ndjekin dy automjete Audi dhe BMW të drejtuara nga shtetas shqiptarë.
Pavarësisht thirrjeve të policisë për të ndaluar, shqiptarët kanë tentuar të largohen duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe thyen barrierat.
Ky ka qenë edhe momenti që automjetet kanë ikur në drejtime në ndryshme. Njëra prej makinave pavarësisht ndjekjes nga efektivët ka ndaluar anësh rrugës në autostradën kombëtare në Lykovrysi, ndërsa personat brenda mjetit kanë arritur të largohen.
Pas ndjekjes, policia arriti të arrestojë vetëm shoferin.
Ndërsa makina e dytë u bllokua nga një ekip i OPKE të Atikës Perëndimore në Ano Liosia, ndërsa u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, po të shtetësisë shqiptare.