Covid-19 në vend/ Ja sa qytetarë kanë rezultuar pozitivë 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 244 testime. Nga to 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19: 5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës, 1 në Tropojë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete nga kjo sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Aktualisht janë 176 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

5 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Mars 2023)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 24

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *