Luizi Ejlli është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, i cili është shprehur se synon ta fitojë këtë edicion të Big Brother VIP. Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë.
Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.
Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je
Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra
Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë
Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua
Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë
Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet
Qetsori: Akoma të rreh mendja se je tip i fortë ëë?
Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje
Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf
Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj
Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jamë unë?
Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më interesin hiç ti.