Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës është shoqëruar me incidente. Në fund të sfidës të luajtur në Podujevë pati përplasje të dhunshme mes tifozërive të dy skuadrave.
Tifozët e Ballkanit kanë thyer stolat e stadiumit dhe kanë goditur mbështetësit vendas, të cilët më pas kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Policët nuk ishin në gjendje të kontrollonin situatën.
Qetësia është vendosur vetëm pas arrestimit të disa prej tifozëve, ndërsa po shqyrtohen të gjitha pamjet filmike për të identifikuar dhe ndaluar pjesëmarrësit e tjerë në këtë incident.