Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit përballë Drejtorisë së Tatimeve.
Mësohet se në automjet ka qenë vetëm drejtuesi, i cili është nxjerë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit ka shmangur një qen dhe ka frenuar, por makina është përmbysur
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.