Detaje të reja kanë dalë në drië lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Nga të dhënat e deritanishme, xhaxhai i Fatjon Muratit pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, Sahit Murati, është aktualisht në sallën e operacionit pasi ka 2 plumba në shpatull.
Të plagosurit e tjerë kanë marrë plumba në kofshë, gjoks, madje njëri është prekur në kokë, por fatmirësisht është lënduar vetëm në pjesën e jashtme dhe nuk ka goditje në pjesë vitale. Deri më tani gjendja shëndetësore e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
E vetmja që nuk kishte asnjë shenjë jete në vendin e ngjarjes ishte banakierja, 60-vjeçare Mimoza Paja.