Berisha e Meta reagojnë mbi atentatin: Dështimi i qeverisë ka futur vendin në kaos

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Ish-kryeministri Berisha shkruan se dënon me forcë të madhe autorët ndërsa shton se faktor i këtyre atentateve mafioze është fakti që rendi dhe siguria janë në duart e bandave të lidhura me qeverinë.

“Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë. Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë”, shkroi Berisha.

Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujtoi masakrën e Dan Hutrës dhe akuzoi qeverinë se ka dështuar pasui situata e sigurisë publike përkeqësohet cdo ditë e më shumë.

“Pa kaluar dy javë nga vrasja makabër e tre grave të pafajshme krimi godet sërish, kësaj radhe duke rrezikuar në mënyrë ekstreme jetën e njerëzve të pafajshëm në lagjen e Don Boskos. Kriminelët lëvizin lirshëm në rrugët e Tiranës dhe rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve.

Kjo situatë e rendit dhe sigurisë publike, që përkeqësohet çdo ditë dhe çdo orë tregon qartë se qeverisja e rilindjes ka dështuar totalisht dhe e ka futur vendin në kaos. Qeveria nuk ka bërë asgjë për ndalimin e kriminalitetit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e veprave kriminale ndaj të cilave po ekspozohen të pambrojtur qytetarët shqiptarë.

Qytetet tona meritojne dhe kërkojne siguri, që qeveria e inkriminuar rilindase jua ka mohuar për shkak të kapjes së saj nga krimi. Ndaj të ngrihemi të gjithë në këmbë për të realizuar Ndryshimin, që mbron qytetarët dhe familjet e tyre nga krimi” – shkroi Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *