Dashi
Sot do jeni shumë të matur dhe sido të vijnë punët nuk do reagoni pa u menduar gjatë. Mërkuri do jetë planeti juaj dritëdhënës. Për ata që kanë një lidhje dita e sotme do jetë shumë e qetë. Do keni vërtet nevojë për t’u çlodhur dhe për të reflektuar më mirë mbi të ardhmen. Ju beqarët do jeni plot energji për të takuar personin e ëndrrave. Tregohuni më të hapur dhe ai do vijë vetë tek ju. Në punë do jeni plot energji dhe nuk do mjaftoheni vetëm me detyrat që do iu jepen. Duke u përpjekur shumë për të bërë më të mirën do bini edhe më shumë në sy tek shefi. Miqtë do ju mbështesin mjaft në planin financiar. Dëgjojini këshillat e tyre dhe gjithçka do shkojë në favorin tuaj.
Demi
Për shkak të ndikimit të madh të Venusit dhe Neptunit sot do jeni realistë dhe do i keni idetë shumë të qarta. Nëse keni një lidhje, falë mbështetjes së gjithë planetëve do keni një ditë shumë harmonike. Do qëndroni më shumë kohë afër tij dhe do rikujtoni edhe njëherë momentet e bukura që keni kaluar së bashku. Për ju beqarët do jetë një ditë plot ngjyra për sa i përket dashurisë. Mund të takoni edhe shpirtin binjak. Në punë do përballeni me goxha të papritura dhe do ju duhet patjetër të ndryshoni mënyrën e të vepruarit. Për sa iu përket financave, kjo ditë ka për të qenë me fat. Përfitoni për të shlyer borxhet që keni.
Binjakët
Gjatë kësaj dite shpesh do ju pushtojë pesimizmi dhe do ju duket sikur asgjë nuk ka për t’iu ecur mirë. Nëse jeni në çift, bëni kujdes që të mos provokoni xhelozi ndaj partnerit pasi ajo mund të sjellë mjaft probleme në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë duhet të ndryshoni pak pamjen tuaj që të bini edhe më shumë në sy. Në fakt mund t’iu bëhen edhe propozime, por ju duhet të reflektoni dhe të pranoni personin që iu përshtatet më tepër. Në punë Dielli mund t’iu nxitë të reagoni me impulsivitet ndaj kritikave që do ju bëhen dhe mund te gaboni. Dëgjojini të tjerët deri në fund dhe mësoni nga gabimet që keni bërë. Financat nuk do jenë fort të mira. Do bëni më shumë shpenzime dhe kjo do e pakësojë buxhetin tuaj.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do kërkoni më shumë pavarësi dhe liri në jetën tuaj. Kanalizojini mirë emocionet dhe impulset e momentit sepse mund t’ia dilni mbanë. Nëse keni një lidhje Venusi do e ngrohë tej mase ambientin dhe do jeni më të ëmbël me partnerit. Do fitoni edhe me shumë siguri në vetvete. Ju beqaret do keni shumë dëshirë të dashuroni, por në fakt duhet të jeni të matur me çdo hap. Sado t’iu pëlqejë dikush më mirë bëni durim. Në punë, pavarësisht përpjekjeve që do bëni, jo çdo gjë do ju ecë ashtu si kishit imagjinuar. Në disa momente mund të bëheni edhe me nerva nga kjo gjë. Shpenzimet mirë është t’i kryeni me sa më shumë përkujdes sepse në të kundërt do përballeni me vështirësi.
Luani
Gjatë kësaj dite do mundoheni gjithë kohës të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët dhe do bëni të pamundurën për t’u larguar nga disa vese të këqija. Për ju që keni një lidhje, dashuria që keni ndaj partnerit do ju bëjë të kaloni lehtë mosmarrëveshjet që do keni me të. Në mbrëmje do ju duket sikur s’ka ndodhur asgjë. Ju beqarët do flirtoni shumë sot dhe do jeni plot sharm. Do arrini të bëni për vete atë që pëlqeni. Në punë ka rrezik që situata të ndërlikohet edhe më shumë. Do e keni të vështirë të ruani qëndrueshmërinë dhe mund t’iu hiqen disa të drejta. Klima në planin financiar do jetë mjaft e favorshme kështu që mund të bëni investime dhe mund të dilni edhe për ndonjë darkë me miqtë e vjetër.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite duhet të bëni çdo përpjekje për të vënë në zbatim të gjitha idetë që keni pasur. Po i latë pas dore nuk do ju vijë më rasti. Nëse keni një lidhje, filloni të bëni plane për të ardhmen tuaj. Sot do keni shumë ide të mira që do ju sjellin kënaqësi pa fund. Ju beqarët nuk do mund të filloni lidhjen e ëndërruar, por do ia kaloni mjaft mirë me miqtë. Mos e mbani mendjen tek personi që pëlqeni sepse do vuani vetë. Në punë gjërat do ju ecin mirë, por ju nuk do kënaqeni aspak. Do kërkoni gjithnjë e më shumë nga vetja sepse e dini sa mund të arrini. Pak nga pak, në planin financiar fati do iu buzëqeshë dhe gjendja do fillojë të ndryshojë. E gjithë kjo falë maturisë tuaj.
Peshorja
Jeta juaj ka rrezik të ndërlikohet paksa sot. Do filloni të keni dyshime për çdo gjë dhe nuk do dini si të veproni. Ju që jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla me ata që keni në krah, por asgjë e rënde nuk do ndodhë. Mirëkuptimi dhe komunikimi do zgjidhin çdo gjë sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni beqarët nuk do jeni fare të interesuar për t’u lidhur me dikë. Do ndiheni shumë mirë edhe ashtu si jeni pasi keni liri për çdo gjë. Në punë do keni mundësi të mira për të ndryshuar postin. Vërtet gjërat nuk do jenë shumë të lehta, por nuk duhet të hezitoni ta provoni. Për financat do keni shumë ambicie dhe me pak mundim do arrini të përmirësoni situatën.
Akrepi
Ka rrezik që sot të keni tendencë të vetë izoloheni pasi do ju duket vetja të pafuqishëm për të bërë mirë. Ky do jetë një gabim që do lerë pasoja. Nëse jeni në një lidhje pranoni të komunikoni më shumë me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkojë më së miri. Mërzitja dhe zënkat e kohëve të fundit do ju duken si një ëndërr e keqe. Ju beqarët do takoni atë që keni ëndërruar prej kohësh. Tregojeni veten ashtu si jeni dhe ai do iu pëlqejë me shume. Në punë do jeni të organizuar dhe metodikë. Çdo gjë do e bëni vetë dhe në qetësi të plotë. Mos bëni asnjë investim financiar, madje as për gjënë më të vogël sepse buxheti është shumë i dobët.
Shigjetari
Yjet do iu japin mundësinë të bëni ndryshime kudo sot. Do fitoni edhe më shumë siguri në vetvete dhe mund të bëni gjëra të mëdha. Ju që keni në një lidhje do i kërkoni partnerit të bëni gjëra ekstreme gjatë kësaj dite. Kujdes sepse varet me çfarë humor është ai dhe a do i mirëpresë idetë. Ju beqarët do e kuptoni se personin e duhur e keni pasur shumë afër, por nuk e keni ditur se ishte ai. Sot që do ta kuptoni do dilni me të dhe do kaloni momente të paharruara. Në punë do gjendeni shpesh në terrene të vështira megjithatë nuk do dorëzoheni. Ideja për të marrë një tjetër post do ju tundojë gjithë kohës. Sot do bëni çmos që të rrisni të ardhurat dhe do ia arrini qëllimit tuaj.
Bricjapi
Sot do ndiheni paksa bosh. Gjeni pak kohë të merreni edhe me familjarët sepse ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj aq sa dhe ju për ta. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë. Nuk do keni aspak zënka apo debate, përkundrazi çdo gjë do ju ecë për mrekulli. Ju që jeni vetëm do jeni edhe më joshës dhe do tërhiqni të gjitha vështrimet e të tjerëve. Tregohuni të matur me ato që do thoni. Në punë do keni mbështetjen Marsit dhe do kaloni një ditë më dinamike. Çdo sakrificë që keni bërë deri më sot do ju shpërblehet dhe kjo do iu japë gëzim pamasë. Në planin financiar pritet të keni më shumë fat se ditët që keni kaluar. Përfitoni nga kjo.
Ujori
Gjatë kësaj dite duhet të jeni më pak kritikë, më të butë dhe më bashkëpunues. Nëse keni një lidhje bëni të pamundurën për të hequr xhelozinë e tepruar nëse doni që marrëdhënia me partnerin të jetë e mirë. Mos u grindni kot së koti. Për ju beqarët pritet një takim shumë i rëndësishme me një person mjaft të veçantë. Ai ka shumë pretendentë, por do jeni ju personi që do zgjedhë për të kaluar jetën. Në punë gjërat do ju duken pak të vështira, por me kalimin e orëve do e shihni sa shumë do ju mbështesin kolegët e afërt. Pa ta nuk do mund t’ia dilnit dot. Edhe pse situata financiare nuk do jetë e mirë ju nuk duhet ta humbni shpresën.
Peshqit
Sot, në shumë momente do ju duket sikur i keni të gjithë kundër dhe mund të vuani nga padrejtësitë që iu janë bërë. Sido që të jetë mirë është të mos hidhni hapa të nxituara. Klima për ju që keni një lidhje do jetë plot elektricitet. Do kaloni çaste shumë të këndshme, por kujdes mos e teproni me fjalët që do thoni. Një gabim në të shprehur mund të prishë gjithçka. Ju beqarët do bëni çmos që të gjeni personin e duhur për t’u lidhur. Edhe nëse e gjeni mos merrni asnjë vendim pa e menduar mirë. Në punë duhet të merrni kohën e duhur për të realizuar një projekt që do iu propozohet. Mos premtoni gjëra të pamundura sepse do zhgënjeni veten dhe të tjerët. Në planin material fati do jetë në anën tuaj, mos u shqetësoni fare.