Zgjedhjet e 14 majit/ Rama nis fushatën dhe hap “thesin” e premtimeve: Do rrisim sërish pagat minimale

Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën duke hapur ‘thesin’ e premtimeve.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet të Bashkisë së Tiranës për analizën e punës së këtij institucioni, Rama deklaroi se qeveria do të miratojë paketën që pagat deri në 50 mijë lekë të reja të mos paguajnë asnjë taksë.

Më tej ai shtoi se paga minimiale në fund të prillit paga minimale do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa parashikohet që në vitin 2025 të shkojë në 45 mijë lekë.

“Paga minimale në të gjitha programet politike në Shqipëri, pa llogaritur partinë e Nard Ndokës sepse nuk jemi konsultuar me programin e saj, kishte maksimumi 38 mijë lekë në 2025.

Sot ne kemi vendosur që në fund të prillit paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja ose 400 mijë lekë. Jo vetëm kaq, por për të gjitha ato kompani në sektorin e prodhimit që kanë problematika kontratash të lidhura dhe të cilat rëndohen nga kjo rritje që është e kombinuar me sigurimet shoqërorë dhe shëndetësore ne të paguajmë nga buxheti i shteti sigurimet shoqërore dhe shëndetësore që marrin pagë minimale në këto sektorë.

Po ashtu kemi vendosur që në vitin 2025, ku programi i të gjithë partive politike kishte që paga të ishte 38 mijë lekë në 2025 të jetë 45 mijë lekë. Në javët dhe muajt në vijim do të kemi në rritje të përgjithshme për të garantuar që për pagat deri në 500 mijë lekë (të vjetra) të mos ketë asnjë taksë. Kjo do të thotë që paga që do të shkojë në arkën e familjes do të jetë më e lartë sesa ajo që shkon sot me taksën”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *