“Sëmundje e pashërueshme”, Rama për mungesën e punëtorëve: Bizneset private të reflektojnë, jo paga nën dorë!

Kryeministri Edi Rama ka folur për mungesën e burimeve njerëzore duke kritikuar për këtë sipërmarrjen private.

Gjatë fjalës së tij në një takim në Tiranë, Rama u shpreh se bizneset private duhet të reflektojnë pa humbur kohë duke mos ju dhënë punonjësve një pjesë të pagës në bankë e pjesën tjetër nën dorë. Më tej ai shtoi se sipërmarrjet duhet t’i paguajnë punëtorët për produktivitetin e punës, përndryshe mungesa e tyre do të kthehet në një sëmundje të pashërueshme.

“Ajo që ka filluar sot të ndihet është vetëm alarmi i fundit, humbja e burimeve njerëzore. Ajo që deri dje ishte një problem, sot rrezikon të kthehet në një sëmundje të pashërueshme. Problemi që kishte bënte punë dhe nuk kishte profesionistë, sot rrezikon të kthehet në një problem që s’ka punëtorë. Aq më tepër në kushtet kur bota, po marr Gjermaninë si destinacionin kryesor jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të të gjithë atyre që duan të kenë ato që nuk ja garanton vendi i tyre po hyn në një fazë krize për punëtorë edhe ajo vetë.

Parapërfytyroni se në çfarë presioni gjendet Shqipëria, në një periudhë kohë që nuk është më shumë sesa pak vite. Prandaj të gjithë duhet të vrapojmë sot më shumë. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, por tani është koha për të bërë edhe atë që nuk mundemi.

Ndërsa sipërmarrja duhet të bëjë gjithçka që mundet, sot pa pritur nesër. Nivelet e pagave që së fundmi janë rritur shumë më tepër sesa janë rritur për vite me radhë në sektorin privat të formalizohen dhe të bëhet çmos që të uniformizohen. Sipërmarrja private duhet të bëjë një reflektim pa humbur kohë, sepse duke shtrënguar dorën më shumë se çduhet dhe në vijimësi dhe duke i lënë gjithmonë të fundit ata që në fakt janë të parët fare, pagat për të punësuarit e vet, faktikisht i ka hapur vetes një gropë që nëse nuk nxiton ta mbyllim sot, do bëhet e pambyllshme edhe për disa vite, një gropë që vjen si rezultat i humbjes së kapitalit njerëzor. Sipërmarrja nuk mund të vazhdojë t’i japë një pjesë të pagës përmes bankës, një pjesë nën dorë, t’i nënpaguajë punonjësit më raport me atë që është produktiviteti i vet”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *