Vendimet e qeverisë, Ibrahimaj: Ligj që bizneset të punësojnë persona me aftësi të kufizuara

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj njoftoi vendimet e qeverisë ku është vendosur me ligj që çdo biznes që ka një numër të konsiderueshëm punonjësish do duhet t’i japë mundësinë edhe personave me aftësi të kufizuara.

Gjatë prononcimit për mediat, Ibrahimaj deklaroi se tashmë personat me aftësi të kufizuara do të punojnë në biznese të ndryshme, vendim i cili do të ndikojë në nxitjen e punësimit.

“Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Kjo bëhet fjalë për të gjithë punëdhënësit që kanë numra të lartë punësuarish. Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar”, tha Ibrahimaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *